Kuqezinjtë nisin përgatitjet intensive për sfidën ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka hedhur sot hapin e parë në përgatitjet e saj për ndeshjen e shumëpritur ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka hedhur sot hapin e parë në përgatitjet e saj për ndeshjen e shumëpritur ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 7 qershor.

Opoja.net Opoja.net Sport

Sot është zhvilluar seanca e parë stërvitore të nga ekipi kuqezi.

Kjo përballje konsiderohet si një moment kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt kualifikimit në Kupën e Botës 2026, që do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, ekipi kombëtar ka zhvilluar deri më tani dy ndeshje në kuadër të kësaj fushate kualifikuese. Kuqezinjtë u përballën me Anglinë në “Wembley”, ku pësuan një humbje 2-0, por më pas arritën të marrin tri pikët e para me një fitore përballë Andorrës në shtëpi.

Aktualisht me 3 pikë pas dy ndeshjeve, Shqipëria synon të konsolidojë pozicionin e saj në grup duke u përballur me një rival direkt si Serbia. Kjo e fundit do të zbresë në fushë për herë të parë në këtë cikël eliminator, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante dhe të paparashikueshme.

Tifozët kuqezi shpresojnë që përgatitjet intensive të ekipit do të sjellin rezultat pozitiv në këtë sfidë të rëndësishme për ambiciet e Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-
Merr lajmet me njoftim OK Jo faleminderit