Tre mjekë të rinj i bashkohen QKMF-së në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Në kuadër të përkushtimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale në sektorin publik, Komuna e Dragashit ka nënshkruar sot kontratat e punës me tre mjekë të rinj, të cilët do të fillojnë angazhimin e tyre në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash.

Anisa SadikuEmsel Nuhiu dhe Edina Osmankaj janë emrat e mjekëve që do të jenë në shërbim të qytetarëve, duke sjellë freski profesionale dhe përkushtim në kujdesin shëndetësor parësor.

Punësimi i tyre paraqet një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe forcimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe ndaj nevojave në rritje të komunitetit për shërbime më cilësore dhe të qasshme.

Me përfshirjen e dy mjekeve gra në këtë fazë të re punësimi, numri i grave të angazhuara si mjeke në sistemin e Kujdesit Parësor në Komunën e Dragashit ka arritur në pesë, duke reflektuar angazhimin institucional për barazi gjinore dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjitha profesionistet.

Po ashtu, dy prej mjekëve të punësuar janë nga komunitetet joshumicë, çka nënvizon përkushtimin e Komunës për përfshirje të plotë të të gjitha komuniteteve në institucionet publike dhe ndërtimin e një ambienti të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

Kryetari i Komunës, me rastin e nënshkrimit të kontratave, i përgëzoi mjekët për punësimin dhe u dëshiroi suksese në misionin e tyre profesional. Ai kërkoi përkushtim maksimal, përgjegjësi dhe etikë të lartë profesionale, duke theksuar se shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet kyç i qeverisjes lokale.

Ky zhvillim tregon se Komuna e Dragashit është e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi shëndetësor funksional, gjithëpërfshirës dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve, duke mbështetur mjekët e rinj dhe duke investuar në cilësi dhe shërbim të drejtë e të barabartë për të gjithë.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-