♻️ ShFMU “Sezai Surroi” – Bellobrad shënon Ditën Botërore të Pastrimit 🌍

Senat Trupaj Senat Trupaj Uncategorized

Në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Sezai Surroi” në Bellobrad u angazhuan në një aksion të përbashkët për pastrimin e hapësirave përreth shkollës dhe fshatit.

Me moton “Të pastrojmë Kosovën, sepse duke e pastruar vendin tonë, pastrojmë edhe vetveten”, aktiviteti synoi të rrisë ndërgjegjësimin tek të rinjtë për rëndësinë që ka pastërtia, si pjesë e shëndetit dhe e jetës më të mirë për të gjithë.

Nxënësit, të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre, treguan se kujdesi për mjedisin është një detyrë e përbashkët, duke dhënë shembull se dashuria për vendlindjen shprehet edhe përmes mbajtjes së saj të pastër.

“Vendi ku jetojmë duhet të jetë i pastër, i shëndoshë dhe i denjë për nxënësit e qytetarët tanë. E dua Bellobradin e pastër, sepse pastërtia është vetë shëndeti,” u tha nga drejtuesit e shkollës, të cilët falënderuan nxënësit dhe komunitetin për bashkëpunimin.

Ky aksion është pjesë e nismave mjedisore që po zhvillohen në shumë shkolla të Opojës, me synim që të rinjtë të rriten me kulturën e kujdesit ndaj natyrës dhe vendit ku jetojnë. 🌱🌳

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-