Viti i ri shkollor nis sot në Kosovë, mijëra nxënës rikthehen në banka –

Opoja.net Opoja.net Kosova

Pas disa javësh pushim veror, mijëra nxënës në të gjithë Kosovën sot i rikthehen ambienteve shkollore, duke shënuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027.

Shkollat në vend hapin dyert për nxënësit e arsimit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, ndërsa për shumë prej tyre kjo ditë shënon edhe rikthimin te rutina e përditshme pas pushimeve.

Fillimi i vitit të ri shkollor sjell angazhime të reja jo vetëm për nxënësit, por edhe për mësimdhënësit dhe institucionet arsimore. Përgjatë muajve në vijim, synimi mbetet zhvillimi i procesit mësimor dhe përmirësimi i cilësisë së arsimit.

Për disa, kjo është një ditë e zakonshme rikthimi në bankat shkollore, ndërsa për nxënësit që për herë të parë hyjnë në shkollë, nis një etapë krejt e re.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-