FC Bayern po shkëlqen këtë sezon dhe ka hyrë fuqishëm në historinë e futbollit evropian. Bavarzët kanë shënuar nisjen më të mirë të një sezoni për ekipet e 5 ligave kryesore në Evropë – 13 fitore radhazi, me një golavarazh mbresëlënës 47:9. Një formë perfekte që mund të thellohet edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme!
Rekordi aktual i ekipeve me nisjet më të mira ndonjëherë:
1️⃣ FC Bayern 2025/26 – 13 fitore* (47-9 gola)
2️⃣ AC Milan 1992/93 – 13 fitore (45-13 gola)
Bayern tashmë ka barazuar rekordin historik të Milanit të Arrigo Sacchit, por me një diferencë golash edhe më të fuqishme. Një ekip i frikshëm, një sulm që nuk ndalet dhe një skuadër që synon të thyejë çdo rekord përpara!
A do të vazhdojë seria?
Nëse Bayern fiton edhe ndeshjen e radhës, do të mbetet i vetmi rekordmen absolut në futbollin europian!
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

