Kosova përballet sonte me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, kërkohet mrekullia për Botëror 2026

Kombëtarja e Kosovës sonte (e martë) do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke u përballur me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kombëtarja e Kosovës sonte (e martë) do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, duke u përballur me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Opoja.net Opoja.net Sport

Dardanët, që aktualisht renditen në vendin e dytë të grupit me 10 pikë, synojnë rezultat pozitiv kundër liderit të grupit.

Kosova vjen në këtë sfidë me moral të lartë, pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë në ndeshjen e fundit, një triumf që e ka mbajtur skuadrën në garë për Botëror. Nga ana tjetër, Zvicra kryeson grupin me 13 pikë dhe në përballjen e parë mes dy kombëtareve kishte fituar bindshëm me rezultat 4–0.

Megjithatë, për t’i siguruar Kosovës biletën direkte për Botërorin 2026, nevojitet një skenar pothuajse fantastik: fitore me rezultat 6–0 ndaj Zvicrës. Çdo rezultat tjetër do të thotë se Dardanët do ta përmbyllin ciklin në vendin e dytë dhe do ta kërkojnë suksesin përmes Play-Off-it – që gjithsesi përbën arritjen më të madhe në historinë e kombëtares sonë.

Ndeshja nis në orën 20:45, ndërsa interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm. Të gjitha biletat janë shitur brenda pak orësh, duke garantuar një atmosferë elektrizuese në kryeqytet dhe mbështetje maksimale për Dardanët në këtë sfidë vendimtare.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-