Xhaka udhëheq Sunderlandin drejt fitores në derbin e zjarrtë

Opoja.net Opoja.net Sport

Granit Xhaka ishte më i miri në fushë te Sunderlandi që e fitoi derbin e zjarrtë regjional ndaj Newcastle Unitedit.

Të dielën mbrëma, Sunderlandi e fitoi 1:0 derbin e njohur si “Wear-Tyne”.

Xhaka e kompletoi ndeshjen në mesfushë dhe sërish shkëlqeu.

Ai e nisi aksionin që përfundoi me shënim të Sunderlandit, përkatësisht me autogol të Nick Woltemade. Ylli gjerman shënoi në portën e tij në fillim të pjesës së dytë.

Sunderlandi i ka 26 pikë në vendin e shtatë të elitës angleze. Newcastle është në vendin e 12-të me 22 pikë.

Ndeshja i takoi xhiros së 16-të të Premier Leagues.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-