Për ditën e martë, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta. Moti, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashikohet të jetë kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell gjatë ditës.
Në mëngjes parashihet paraqitje e ngricave, andaj rekomandohet kujdes i shtuar për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 4 deri 7°C.
📅 E martë
☁️ Mot i vranët me intervale me diell.
❄️ Në mëngjes parashihet ngricë.
🌡️ Temperaturat minimale: -4 deri -2°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 4–7°C
🌬️ Era: nga verilindja, 1–7 m/s
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

