Izraeli, Austria dhe Irlanda do të jenë kundërshtarët e Kosovës në Ligën B

Opoja.net Opoja.net Sport

Kosova ka mësuar kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve, pas tërheqjes së shortit që u zhvillua sot në Bruksel.

Kundërshtarët e Kosovës në Ligën B janë kombëtaret e mëposhtme: Izraeli, Austria dhe Republika e Irlandës.

Ndeshjet e para të Ligës së Kombeve janë planifikuar të zhvillohen nga 24 deri më 26 shtator 2026, ndërsa raundi i fundit i fazës së grupeve do të luhet nga 15 deri më 17 nëntor 2026.

Fituesit e secilit grup në Ligën B do të sigurojnë ngjitjen në Ligën A për sezonin pasardhës, ndërsa kombëtarja që renditet e fundit do të bie në Ligën C.

Përveç kësaj, vendet e dyta dhe të treta nga secili grup do të avancojnë në ‘play-off’-et e ngjitjes dhe rënies nga kategoria, të cilat luhen në dy ndeshje, në shtëpi dhe jashtë.

Vendet e dyta nga Liga B do të përballen me vendet e treta nga Liga A për ngjitje, ndërsa vendet e treta nga Liga B do të luajnë për mbijetesë kundër vendeve të dyta nga Liga C.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-