Osmani dekreton shpërbërjen e Kuvendit: Vendi shkon në zgjedhje

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vend.

Në një deklarim para mediave, Osmani tha se vendimi vjen pasi përfaqësuesit e popullit në Kuvend vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme, është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës. Prandaj sot në përputhje me Kushtetutën e Kosovës kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe nëpërmjet këtij dekreti po kryej detyrimin kushtetues që është i përcaktuar qartë.”, ka thene Osmani.

 

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-