Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar personin Z.S. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Siç njofton Prokuroria, i pandehuri, si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor, sipas Kodit te Procedurës Penale, do të paraqesë në Gjykatën Themelore te Prishtinës, Departamenti Special, kërkesën për paraburgimin e të dyshuarit.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-