Tensione në sektorin e derivateve, kërcënohet zyrtari i Doganës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Dogana e Kosovës ka dënuar ashpër një kërcënim serioz të drejtuar ndaj një zyrtari të saj të lartë, i cili ushtron funksion menaxherial brenda institucionit.

Rasti ka ndodhur më 23 mars 2026, gjatë zhvillimit të verifikimeve zyrtare për një kontingjent me derivate të naftës, ku janë identifikuar parregullsi dhe elemente të dyshimta në dokumentacion.Sipas njoftimit, kërcënimi është bërë nga një përfaqësues i autorizuar i një kompanie që operon në tregtinë e derivateve.

Dogana thekson se çdo tentativë për të ndikuar apo frikësuar zyrtarët gjatë ushtrimit të detyrës përbën shkelje të rëndë dhe sulm ndaj rendit ligjor.

Institucioni ka bërë tashmë kallëzim në organet kompetente dhe kërkon veprime të shpejta dhe të paanshme, ndërsa garanton mbështetje të plotë për stafin e saj në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-