Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e grupit punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet për funksionimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës.
Sipas Sveçlës, xhandarmëria do të funksionojë si agjenci në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe do të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e sigurisë shtetërore.
Ai theksoi se ky mekanizëm do të ketë për mision ruajtjen e kufijve, mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial, luftimin e terrorizmit, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.“Xhandarmëria e Republikës së Kosovës do të forcojë ndjeshëm kapacitetin shtetëror për parandalim, menaxhim dhe neutralizim të kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të vendit tonë”, ka deklaruar Sveçla.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

