Në Prishtinë është mbajtur faza finale e Olimpiadës së Dytë të përbashkët në lëndën “Gjuhë shqipe”, ku morën pjesë nxënës të klasave të nënta nga Kosova dhe Shqipëria.
Aktiviteti u organizua në kuadër të bashkëpunimit arsimor ndërmjet dy vendeve dhe mblodhi 87 nxënës që kishin arritur rezultate të larta në fazat paraprake të garës.
Në ceremoninë përmbyllëse morën pjesë përfaqësues institucionalë të arsimit nga Kosova dhe Shqipëria.
U theksua se Olimpiada e Gjuhës Shqipe nuk është vetëm një garë dijesh, por edhe një promovim i identitetit dhe kulturës kombëtare shqiptare.
Po ashtu u vlerësua se gjuha shqipe mbetet një nga shtyllat kryesore të ruajtjes së historisë dhe identitetit kombëtar, ndërsa olimpiada u cilësua si shembull i bashkëpunimit arsimor dhe kulturor mes dy vendeve.
Organizatorët theksuan se ky aktivitet synon të nxisë mendimin kritik, dashurinë për gjuhën shqipe dhe lidhjet mes të rinjve në të dy shtetet.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

