Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në çiklizëm, pasi çiklisti Festim Kurti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, i cili u mbajt në Kosovë.
Pas tri ditësh garash intensive me pjesëmarrjen e sportistëve nga dhjetë vende të rajonit dhe më gjerë, Kurti arriti të sigurojë vendin e tretë në disiplinën “Individual Chronometer”, duke i sjellë Kosovës një medalje në një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale të këtij sporti.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar çiklistin për suksesin e arritur, ndërsa ka vlerësuar edhe Federatën e Çiklizmit të Kosovës për organizimin e suksesshëm të kampionatit, që dëshmoi kapacitetin e vendit për organizimin e ngjarjeve sportive ndërkombëtare.
Kampionati Ballkanik i Çiklizmit Rrugor 2026 mblodhi qindra pjesëmarrës dhe u konsiderua një tjetër promovim i sportit dhe i Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

