Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë i qetë, pavarësisht shtimit të lëvizjeve për shkak të ardhjes së mërgimtarëve gjatë sezonit veror.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, shumica e pikave kufitare kanë pritje minimale për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Kosova.
Në përditësimin e orës 19:25, në shumicën e vendkalimeve kufitare koha e pritjes raportohet të jetë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Pritje pak më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Han të Elezit, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin nga 5 deri në 10 minuta.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare, veçanërisht gjatë periudhës së verës kur numri i udhëtarëve dhe ardhja e mërgimtarëve zakonisht shënojnë rritje.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

