Drejtori sportiv i Hoffenheimit, Andreas Schicker, ka vlerësuar paraqitjet e Asllanit në stërvitje gjatë kësaj jave, duke thënë se ai tashmë ka treguar se mund t’i ndihmojë skuadrës.
Asllani kaloi një verë të vështirë, pasi ishte shumë pranë transferimit te RB Leipzig, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit. Leipzigu kishte njoftuar për “probleme fizike” të sulmuesit kosovar, duke bërë që transferimi të mos realizohej.
Pas rikthimit te Hoffenheimi, Asllani ka marrë edhe minutat e para në Bundesligë, duke luajtur shtatë minuta në përballjen ndaj Stuttgartit.
Schicker ka thënë se klubi është i lumtur që Asllani është sërish pjesë e skuadrës dhe se do të ketë nevojë për të gjatë sezonit.
“Nuk ka qenë verë aspak e lehtë për Fisin. Jemi të lumtur që ai është këtu. Dhe mendoj se gjatë kësaj jave në stërvitje ai ka treguar tashmë se mund të na ndihmojë përsëri. Jam i lumtur që ai është këtu, sepse nga tani e tutje na presin shumë ndeshje. Jam i lumtur që ai është këtu sepse kemi shumë ndeshje që vijnë, deri në janar, dhe shpresoj edhe më gjatë. Do të na duhet çdo lojtar, kështu që jam i lumtur që edhe Fisi është kthyer”, ka thënë 40-vjeçari Schicker, shkruan të martën “Kicker”.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

