Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar disa orë pas ndeshjes së zhvilluar të dielën ndaj Austrisë, e cila përfundoi me rezultat të barabartë.
Asllani ishte protagonist i golit të Kosovës, duke i dhënë epërsinë “Dardanëve” pas një asistimi të Edon Zhegrovës.
Megjithatë, Kosova nuk arriti ta ruajë avantazhin, pasi Austria barazoi rezultatin.
Pavarësisht se skuadra nuk mori fitoren, Asllani vlerësoi paraqitjen e ekipit, duke thënë se është zhvilluar një ndeshje shumë e mirë.
“Fatkeqësisht nuk mundëm ta fitojmë lojën. Normalisht do të kishte qenë pak më ndryshe edhe ndjenja nëse do ta kishim fituar lojën, por kështu është në futboll, duhet ta pranojmë. Besoj që kemi bërë një lojë shumë të mirë dhe shpresoj që muajin tjetër, kur të kthehem sërish për Kombëtare, t’i bëjmë edhe dy lojëra të mira dhe të marrim sa më shumë pikë”, ka deklaruar Asllani.
Ai e shoqëroi reagimin e tij me mesazhin: “Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi!”
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

