Një 26-vjeçar ka tentuar t’i ikë Policisë pasi ishte larguar nga një pompë derivatesh në Dragash pa kryer pagesën, por ndjekja ka përfunduar me përplasje ballë për ballë me një veturë zyrtare të Policisë në Prizren.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:10. Sipas Policisë, patrullat në Dragash kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, por ai nuk u është bindur urdhrave dhe ka vazhduar në drejtim të Prizrenit.
Gjatë tentimit për ta ndaluar në rrugën “Faik Rifati” në Prizren, i dyshuari ka goditur ballë për ballë automjetin zyrtar të Policisë.
Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar.
I dyshuari, F.K., 26-vjeçar, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

