Fshati Kosavë: Në shkollën ku dha mësim u përkujtua arsimtari Ridvan Kolloni

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Në shkollën fillore Ulina të fshatit Kosavë, mësimdhënësit dhe klubi letrar i kësaj shkolle sot organizuan orë letrare, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për Ridvan Kollonin.

Në këtë tubim morën pjesë miq, kolegë dhe familjarë të Ridvanit, arsimtarit të ndjerë të matematikës, me ç’rast u vlerësua lartë kontributi i tij në edukimin e gjeneratave që la pas, si dhe angazhimi i tij në luftën e lavdishme për çlirimin e Kosovës.
Ridvan Kolloni, arsimtari i palodhshëm i matematikës, kishte humbur jetën aksidentalisht pesë vite më parë, në rrugën kryesore të fshatit të tij të lindjes, derisa po kthehej për në shtëpi.

 

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-