Treva e Opojës me 4424 të papunë

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Dragash, 1 korrik- Numri i të papunëve në Dragash ka arritur në 4424. Fitim Kurtishi, përgjegjës i Zyrës së Punësimit në Dragash, ka bërë të ditur se në listën e kësaj zyre  aktualisht janë të evidentuar 4424  punëkërkues, nga të cilët 1942 femra, mirëpo kjo shifër nuk e pasqyron gjendjen reale, ngase shumë sish, duke i humbur të gjitha shpresat për një vend pune, kanë hezituar të paraqiten në këtë zyrë, ngase deri më tani shumë pak prej të tyre kanë pasur fatin që të gjejnë një vend pune.

Ndërkaq, për sa i përket strukturës së të paraqiturve, ai ka thënë se, të pakualifikuar janë 3378, gjysmë të kualifikuar-217, me shkollë të mesme – 757 (56 femra), me shkollë të lartë- 4 (1 femër), ndërsa me fakultet të kryer janë 32 sish, prej tyre edhe 2 femra, ndërkaq sa i përket përkatësisë etnike, 2861 janë shqiptarë dhe 1562 – boshnjako- goranë. 

Duke iu referuar aktiviteteve të kësaj zyre, Kurtishi ka pohuar se me ndërmjetësimin e tyre, gjatë periudhës janar – dhjetor 2012, janë punësuar gjithsej 155 punëkërkues, një numër i tyre është punësuar përkohësisht në pyllëzim, në arsim, si dhe në bizneset private. Sipas tij, një kontribut të veçantë në këtë drejtim e ka dhënë UNDP-ja, e cila ka financuar trajnime për punë, si dhe ka punësuar në firma private, pjesa më e madhe e të cilëve kanë mbetur në vende të tilla të punës.

© Opoja.Net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-