Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se t’i prish Gjykatës Kushtetuese në demokraci të brishta siç është Kosova, është sfiduese.
Ai tha se Kosova ende ka kulturë të vobektë konstitucionale, gjë që iu ka ndodhur edhe popujve tjera në fillet e tyre të demokracisë.
Duke folur për aktgjykimin e Kushtetueses që ua ndalon të gjithë atyre që janë të dënuar tre vjetët e fundit që të kandidojnë në zgjedhje, Hasani ka thënë se Gjykata s’duhet t’i kontribuoj lënies së shijes së keqes, sikur ka ndodhur me vendimin e fundit.
Hasani tutje tha se aktgjykimi i fundit ka shkaktuar problem me garancionet kushtetuese.
Sa i përket ankesës së disa partive që kanë bërë edhe në Supreme, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, Hasani ka thënë se edhe kjo Gjykatë s’do të veprojë ndryshe nga KQZ-ja dhe PZAP-ja.
“Edhe në Supreme s’do të përfundojë ndryshe, sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se çdokush që ka një dënim të formës së prerë, pa marrë parasysh për çka, s’mund të merr pjesë në zgjedhje. Me këtë Gjykata Kushtetueese ka krijuar standard të ri”, ka thënë Hasani.
Ai tutje ka thënë se VV-ja dhe Kurti mund të ankohen edhe në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka hapësirë për riparim të aktgjykimit që e lë jashtë garës Kurtin dhe 46 kandidatë tjerë për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.