A duam të jemi njerëz të mirë?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Unë mendoj se nuk duam.

Në fakt, unë jam i sigurt se ne nuk duam.

Apo ndoshta duam, por në një mënyrë që ne e konsiderojmë të drejtë, por jo në atë mënyrë që është e drejtë.

Përderisa ne jemi në qendër të vëmendjes sonë – nuk ka asgjë prej asaj që të jemi njerëzit më të mirë.

Pejgamberi (savs) na ka lënë parimin sipas të cilit maten dhe vlerësohen – më të mirët. Ai ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili është më i dobishëm për të tjerët.” (Darekutni)

Për aq kohë sa jemi të fokusuar te vetvetja, ne nuk kemi të drejtë të llogarisim në shoqërinë e më të mirëve.

Kjo varet (vetëm) nga vetë ne. Nga trupi ynë, nga rrobat tona, nga mjetet tona të transportit, nga banesat (shtëpitë) tona, nga pagat tona, nga të ardhurat tona, nga fëmijët tanë… Aty ku nuk jemi ne – pothuajse neve nuk na intereson për të.

Ndoshta po, vetëm atëherë kur dikush na kërkon dhe na lutet. Dhe atëherë ajo përgjigja jonë, pavarësisht se sa – realisht – është formale dhe simbolike, neve na e pastron ndërgjegjen e kujdesit për të tjerët.

Gjithsesi, se është e vështirë të kujdesemi për tjetrin, nëse së pari nuk kujdesemi për vetveten.

Vetëm se, kujdesi për vetveten – deri ku e ka masën? Ku përfundon kujdesi për vetveten, dhe pastaj fillon ekzagjerimi, luksi, lakmia, …?

Të dielën në mbrëmje, e pyeta xhematin se cili nga ju do të donte ta ketë një grua me cilësitë e hz. Aishës dhe motrës së saj hz. Esmes (r.a.)? Në të parën – kush nuk do të donte?

Por, thashë, ndoshta vetëm pas disa dite do të dëshironi të divorcoheni nga një grua me cilësi të tilla. Nuk janë në pyetje ato, por ne.

Në fakt, ku është problemi?

Hz. Aisha (r.a.), e kishte karakteristikë që të mblidhte para, pasuri, … dhe më pas atë ta ndante sapo të mblidheshin pak më shumë, kurse hz. Esma (r.a.), e kishte karakteristikë që nuk lejonte të hynte në natë, para se ta ndante tërë atë që kishte.

Që të dyja e kishin në fokus tjetrin. Ata që ishin të nevojshëm. Ata të cilëve mund t’u ndihmonin dhe tu bënin mirë.

Derisa ta kuptojmë se thelbi i jetës sonë është, që ne të dorëzohemi dhe vullnetarisht të pranojmë, që Allahu të na përdor neve në planin e Tij, dhe jo që të përpiqemi ta përdorim ne Allahun për realizimin e planeve tona të ngushta dhe personale – deri atëherë nuk do të ketë plotësim, nuk do të ketë esencë, as nuk do të ketë mirëkuptim të plotë.

Me një fjalë, ne nuk mund të jemi më të mirët, dhe është pikëpyetje se si të tillë a do të jemi me MË TË MIRËT, kur kjo do të jetë e vetmja gjë e rëndësishme.

Përshtati: Miftar Ajdini

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-