Pyetja:
Esselamu alejkum!
Dua të di nëse e kam obligim faljen e namazit të xhumasë, në qoftë se qëndroj në një vend të huaj rreth 2-3 ditë?
Përgjigjja:
Mysafiri (udhëtari) nuk është i obliguar ta falë namazin e xhumasë, mirëpo nëse ka mundësi dhe vjen rasti ta falë atë, atëherë kjo është më mirë dhe një gjë e tillë preferohet. Nëse mysafiri qëndron në ndonjë vend 2 apo 3 ditë, me këtë ai nuk e humbë statusin e udhëtarit. Sipas medh’hebit tonë hanefi, ky status humbë kur personi vendos të qëndrojë në ndonjë vend pesëmbëdhjetë ditë apo më shumë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

