Surja e 83-të në
Kuran quhet el-Mutaffifin – Ata që pakësojnë gjatë peshimit (matjes).
Termi et-tafif
vjen nga fjala ‘tafif’ (طفيف), që do të thotë diçka e
vogël, e parëndësishme, të cilës njerëzit nuk i kushtojnë fare rëndësi për
shkak të vogëlsisë dhe parëndësisë së saj. Për shembull, kur një shitës
zvogëlon ose i zbret 5 gr. nga një kilogram. Mirëpo, edhe pse kjo tek njerëzit është
një gjë e vogël dhe e parëndësishme, Allahu i Plotfuqishëm, kësaj ia ka
kushtuar një sure të tërë në Kuran, të quajtur el-Mutaffifin – Ata që
pakësojnë gjatë peshimit.
Kush janë, në të
vërtetë, el-mutaffifinët?
Allahu i Lartësuar
në Kuran thotë:
وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ ﴿١﴾ الَّذِينَ إِذَا اكْتَالُوا عَلَى
النَّاسِ يَسْتَوْفُونَ ﴿٢﴾ وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ
يُخْسِرُونَ ﴿٣﴾
أَلَا
يَظُنُّ أُولَـٰئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ ﴿٤﴾ لِيَوْمٍ عَظِيمٍ ﴿٥﴾ يَوْمَ يَقُومُ النَّاسُ لِرَبِّ
الْعَالَمِينَ ﴿٦﴾
“Mjerë për ata që
kur masin – mungojnë (1), – të cilët e marrin masën e plotë kur e marrin për vetveten
(2), – e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandarju pakësojnë (3). – A
nuk mendojnë ata se do të ringjallen (4) – në një Ditë të madhe (të Kiametit)
(5), – atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë.” (6)(el-Mutaffifin, 1-6)
Pra, këta janë ata
që tërësisht i marrin të drejtat e tyre nga njerëzit. Por, nëse ndodh e
kundërta, nëse njerëzit duhet të marrin të drejtat e veta prej tyre, ata ua zvogëlojnë,
mohojnë, ose ua nënvlerësojnë të drejtat e të tjerëve.
Duke interpretuar
ajetin e parë të sures el-Mutaffifin, komentatorët thonë se ky ajet nuk ju
referohet vetëm shitësve, përkatësisht tregtarëve.
– El-mutaffif –ai që pakësonnë
matje – është një burrë i cili dëshiron që gruaja e tij t’i
japë të drejtën e tij plotësisht, duke mose toleruar as duke mos ia falë asaj
edhe pakujdesinë më të vogël, ose mohimin e të drejtës së tij, ndërsa, nga ana
tjetër, ai i bën asaj zullum dhe e privon nga e drejta e saj.
– El-mutaffif – ai që pakëson në
matje – është një baba i cili pret dhe u kërkon fëmijëve të
tij që t’ia bëjnë bamirësinë e plotë dhe t’ia japin të drejtën prindërore, ndërsa
ai, në të njëjtën kohë,i privon dhe ua mohon të drejtat e fëmijëve të tijdhe
nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme edukimit të tyre. Një babai të tillë, i
themi: “Kifrikë Allahun, dhe kujtoji fjalët e Allahut nga kjo sure:“Mjerë
për ata që kur masin – mungojnë, – të cilët e marrin masën e plotë kur e marrin
për vetveten, – e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar ju
pakësojnë.”
Ne kësaj do t’ia
shtonim:
– El-mutaffif – ai që pakëson në
matje – është gjithashtu një mësues ose profesor i cili në
fund të çdo muaji, merr rrogën e tij të plotë, ndërsa neglizhon dhe është i
pandërgjegjshëm gjatë shpjegimin të mësimeve dhe gjatë prezantimit të rregullt
në orët e mësimit.
– El-mutaffif – ai që pakëson në
matje – është edhe çdo politikan dhe çdo njeri i cili është në
një funksion dhe pozitë të caktuar, të cilën e ka marrë me vullnetin dhe besiminepopullit,
dhe më pas e tradhton atë besim, dhe në vend se të kujdeset për interesat dhe
të drejtat e përgjithshme të qytetarëve, ai abuzon me pozitën e tij dhe e
përdorë atë për të realizuar interesa dhe ambicie personale.
– El-mutaffif – ai që pakëson në
matje – është secili njeri i cili dëshiron që të afërmit e tij
të kujdesen dhe të interesohen gjithmonë për të, kurse ai vetë i ndërpret
lidhjet familjare.
– El-mutaffif – ai që pakëson në
matje – është çdo njerii cili nuk i frikësohet Allahut në cilëndo
punë që bën, ndërsa në të njëjtën kohë, nga Allahu i kërkon të drejtat e tij të
plota.
Këto ajete të
shkurtra nga surja el-Mutaffifin, na shtyjnëneve që vazhdimisht të
mendojmë, se a jemi të ndërgjegjshëm në punën tonë, në jetën tonë, në
marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe ndaj begative që na ka dhënë Allahu, sepse për
to do të pyetemi në Ditën e Gjykimit.
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)