Opoja.net

A ju kujtohet fotografia e nënës kosovare që u bë simbol i eksodit?

Fotografia e nënës kosovare Sherife Luta që mbante foshnjën e saj gjashtë muajshe në gji ishte shndërruar në një simbol të luftës së Kosovës.

Kjo fotografi ishte realizuar 23 vjet më parë dhe ishte publikuar në kopertinën e revistës së famshme botërore “TIME”.

Atë e kishte shkrepur fotografi boshnjak i “Reuters”, Damir Sagolj.

Nga viti i kaluar pamja ikonike e nënës me të bijën Besianën ka ardhur në formë murali te “Muri i Kujtimit” në Bllacë të Hanit të Elezit.

Muri i Kujtimit është i gjatë 15 metra, ndërsa i gjatë 2.7 metra.

E sot, në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, Sherifja ishte pjesë e manifestimit Qendror “Nga Eksodi në Liri” që u mbajt te treni Muze në Bllacë.

Atje, ajo u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net