Opoja.net

A ka Islami stil jete ?

Nuk ka asnjë dyshim që Islami ka një mënyrë të ve- çantë të jetuari, sepse ai ka ndërtuar një sistem jete specifike, duke filluar nga të ushqyerit deri tek të qëndruarit, të fjeturit deri tek të udhëtuarit, bile edhe të shëtiturit, nga natyra e marrëdhënieve shoqërore deri tek të përmbushurit e nevojave personale. Kjo rregullsi nuk është një format i mbetur nga e kaluara, përkundrazi ajo është formësuar, e tillë që të sfidojë shekujt e të mbijetojë deri në Ditën e Fundit. Pejgamberi (a.s.), duke praktikuar personalisht urtësitë e dhuruara kuranore ka arritur të themelojë një sistem jete të dashur te Krijuesi. Në këtë sistem jete kufijtë janë të qartë; ose jeni brenda kornizës islame, ose keni mbetur jashtë saj. Mentaliteti “të përfitojmë pak andej a pak këndej” nuk përputhet me metodën islame të jetës.

Sot, në kushtet në të cilat jetojmë, çështja në të cilën mashtrohen më shumë myslimanët është çekuilibrimi nga mënyra islame e të jetuarit. Myslimanët, të vetëdijshëm që ndodhen nën “presionin modernist”, mundohen t’i përshtaten “jetës moderne islame”, duke u zvarritur pas qasjes liberale të ashtuquajtur islame, gati si një menu “turli”, në të cilën s’lënë gjë pa përzier e si të tillë e bëjnë të pangrënshme… një “turli” e gatuar nga një mendje “liberale”, pak nga tradita islame e shumë nga menuja moderne… Ky është një sistem i gatuar gjetkë, por prodhim i një projekti të servirur pikërisht përpara myslimanëve. Ky është një sistem që e ka burgosur Islamin vetëm brenda kornizave të ndërgjegjes… Shprehje të tilla si : “E kam zemrën e pastër, babain haxhi, gjyshin hoxhë” e orientojnë njeriun drejt justifikimeve të pabaza.

297
SONDAZH / Zgjedhjet Lokale
A mendoni se ka keqpërdorime gjatë zgjedhjeve në Dragash ?

Kjo i ngjan një projekti të heshtur të shndërrimit të kristianizmit në protestanizëm. Nën ndikimin e këtij projekti, përkatësia ndaj materiales po prin përpara, mendimi liberal po përfshin jetën. Kur themi përkatësia ndaj materiales, nënkuptojmë të jetosh në këtë botë sikur nuk ka jetë të përtejme, ndërsa domethënia e mendimit liberal është tendenca e të jetuarit të çdokujt siç dëshiron, pa asnjë kufizim. Si përfundim, modernizmi dhe postmodernizmi kanë përfitime të mëdha prej këtij lloj mentaliteti, të ardhurat ekonomike të tij ndezin kapitalizmin. Çdo individ që qaset ndaj materiales dhe liberalizmit, në shumicën e rasteve e dorëzon veten pas konsumit. Nevoja për konsum prodhon qendra të mëdha tregtare, konsumi rrit burimet e kapitalizmit. Një jetë e çmendur, konsum i papërmbajtshëm, tërbim i papërshkrueshëm…

A E LEJON ISLAMI NJË METODË TË TILLË JETE?

Islami nuk mund të pranojë një myslimanizëm të përbërë nga pak besim, pak adhurim dhe pak moral. Përkundrazi, Islami aprovon atë qëndrim islam të formësuar tërësisht nga besimi, adhurimi, morali, si dhe të praktikuar dhe të jetuar në realitet. Një mendësi e tillë, që e sheh jetën vetëm në këtë botë, që nuk ka një merakosje për jetën e përtejme, që mundohet të ecë mbi supet e të tjerëve dhe nuk lejon që të tjerët të përfi- tojnë prej tij, që mendon se gjithësecili mund dhe duhet të bëjë ç’të dojë, nuk mund të përputhet me Islamin. Kjo mendësi e ka emrin “Islam i moderuar”. Perëndimi është munduar shumë që ta ngulisë këtë shprehje në mesin e myslimanëve. Në këtë përpjekje të tij, perëndimi ka përdorur dhe vazhdon të përdorë Tuqinë dhe turqit. Në të vërtetë, serialet dhe telenovelat turke, videoklipet e këngëve janë përhapur në çdo qoshe të botës islame. Kjo është një përpjekje për të manipuluar botën islame me pretekste të tilla, si : “Shihni si jetohet jeta në një vend po aq mysliman sa Turqia, si vishen djem e vajza, si është jeta familjare. Edhe ju mund të jetoni kështu. Sikur të kishte ndonjë problem, turqit nuk do të jetonin kështu.” Programet televizive, reklamat u bënë një mjet për arritjen e këtij projekti. Me këto lloj mjetesh, perëndimi ka filluar tashmë të formësojë sipas vetes: familjen, shoqërinë, modelin e flokëve, të mjekrrës, veshjen, metodën e jetës, marrëdhëniet shoqërore, ekonominë… Myslimanët duhet të rishikojnë edhe një herë qëndrimet e tyre ndaj këtij fenomeni. Ejani, le të bëjmë një vetëllogari të lidhjes sonë me metodën islame të të jetuarit apo me metodën e injektuar nga jeta moderne. Le ta pyesim veten:

NË Ç’VEND TË ISLAMIT PO QËNDROJMË?

Ç’vend zë Allahu në jetën tonë? Sa e ndjejmë praninë e Krijuesit, që sheh e dëgjon gjithçka? A mos vallë veprojmë të vetëdijshëm që punët tona regjistrohen nga melekët apo mashtrojmë veten, duke menduar që punët tona të fshehta s’i sheh njeri? Edhe pse themi që Allahu është më afër nesh sesa damari i qafës, a jemi me të vërtetë të vetëdijshëm? Sa jemi ndikuar nga mentaliteti i të jetuarit modern e postmodern, a thellohemi të meditojmë nga adhurimet e kryera? A ndajmë po aq kohë për adhurimet e përditshme, sa ndajmë për mjetet e ndryshme të komunikimit, që sa vijnë e ndikojnë më tepër jetën tonë? A mos vallë kemi thyer kufirin haram-hallall, duke u bërë pre e kapitalizmit? Në shërbim të kujt janë paratë tona, portofolet tona? A janë të pastra ato apo të përziera me lloj- lloj gjërash të dyshimta? A po zhvendosen marrëdhëniet farefisnore drejt atij niveli që modernizmi kërkon “si të jetë, si të mos jetë nuk ka rëndësi, unë e mbyll derën time dhe nuk dua t’ia di…”? A mos vallë po praktikojmë botëkuptimin: “Ç’më duhen mua të tjerët, gjithkush të jetojë jetën e vet, ç’më interesojnë mua fëmijët, lypsarët apo pleqtë në rrugë? A mos po dallohen tek ne shenja të largimit nga Kurani dhe Suneti? A po hyjnë në jetën tonë besime dhe qëndrime të tjera? Sa është përqindja e Islamit në jetën tonë familjare? Sa ka Islam në dasmat tona, në fejesat tona? Apo mos jemi bërë të pazotë të dallojmë madje edhe llojin e unazës? Sa po përpiqemi të edukojmë fëmijët tanë me një karakter mysliman? A mos po i orientojmë më tepër se ç’duhet nga kjo botë me pretekstin “aman le të ecin në jetë, të bëhen doktorë, inxhinierë, të bëjnë karrierë” apo po i edukojmë ta duan Ahiretin, duke u thënë: “Të lutem biri im! Mos të ndahemi as në Ahiret nga njëri- tjetri, të jemi bashkë edhe në Xhenet.” Sa ndikues është Islami në punën tonë? A po përfshijmë kamatën në marrëdhëniet tona, a po e kemi të lehtë të përdorim interesin në shitblerjet tona? A po mendojmë se “ne nuk duhet ta shkatërrojmë Ahiretin tonë, e pakta pastë bereqetin, apo po mashtrojmë veten, duke menduar që “të pasurohem sa më tepër, të punësoj sa më shumë, në mënyrë që të jap zeqat sa më shumë.”

PYETJA E FUNDIT:

A punojmë për një libër veprash të mira, që do të na mbrojë kur të gjykohemi para Allahut apo për një libër të nxirë me punë të pavlera, që do të na rrokullisë në humnerën e humbjes?….

© Opoja.net

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto