A lejohet të hahen frutat– pemët nga pemishtja (e huaj) e lënë shkret?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

PYETJE:

A është e ndaluar të hahen
frutat e huaja, edhe në rastin kur ato nuk mblidhen nga pronari, p.sh. qershitë
që së shpejti ju kalon koha dhe nuk do të mblidhen nga pronari ose kumbullat në
fshatra të cilat askush nuk i mbledh. Ndonjëherë ndodhë që pronari jeton jashtë
shtetit, kështu që,gatiështë e sigurt,se ai nuk do t’i vjel frytet e tij?

PËRGJIGJE:

Nuk lejohet të merret/të
hahet pasuria e huaj pa lejen e pronarit të saj. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos
i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! “
(El-Bekare, 188)

Nga ky rregull bën përjashtim
rasti,kur njerëzit zakonisht ia lejojnë njëri-tjetrit, si për shembull, kur një
personkalon pranë pemishtes të dikujt tjetër dhe merr nga frutetqë kanë rënë në
tokë. Prandaj, në rastin konkret, duhet të sillemi sipas zakonit mes njerëzve,
dhe të marrim aq sa zakonisht tolerohet dhe lejohet.

Nëse pronari jeton jashtë
vendit dhe rrallë vjen, është e nevojshme të kërkohet pëlqimi i tij, në rast se
dëshirohet të mblidhen më shumë ose të gjitha frutat, jo vetëm ajo që merret
nga toka duke kaluar. Është mirë që pronarët e pemishteve, nëse nuk kanë
ndërmend t’i vjelin frutat, të lejojnë të tjerët t’i vjelin dhe t’i përdorin
për qëllime hallall, bazuar në fjalët e Pejgamberit (savs),sepër të gjitha
frutat që hahen nga pemishtet e tyre, atyre do tu shkruhet si sadakë.

Dr. Enes Ljevakoviç; Fetve-i emin i Akademisë për Fetva pranë BI të BeH.

Përktheu: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-