Aeroporti “Adem Jashari” del me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët!

Opoja.net Opoja.net Lajme

Nga aeroporti “Adem Jashari” se nuk do të ketë fluturime deri më 14 qershor. Këtë e bëri të ditur Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Sipas aeroportit fluturimet e publikuara më herët janë anuluar.

“Ju njoftojmë se deri më datë 14 Qershor 2020 nuk ka fluturime. Fluturimet që janë publikuar më herët për datat 13 dhe 14 Qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore”, ka njoftuar ANP.

Fluturimet e anuluara janë ai më 13 qershor EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30)EUROWINGS dhe më 14 qershor EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:50) EUROWINGS. Dje, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka kërkuar që hapja e kufijve ajrorë të Kosovës të mundësohet brenda dhjetë ditësh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-