Shtohen kolonat në kufijtë e Kosovës, kjo është gjendja aktuale

Opoja.net Opoja.net Kosova

Fluksi i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës ka nisur të rritet, duke shkaktuar edhe pritje të shkurtra për qytetarët që po udhëtojnë, shkruan Sinjali.

Sipas të dhënave të fundit për gjendjen në kufi, kolonat kanë filluar të shtohen, ndërsa pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi aktualisht variojnë nga 1 deri në 10 minuta.

Situata paraqitet më e ngarkuar në disa pika kufitare, por pa vonesa të gjata për udhëtarët. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë gjendjen, sidomos gjatë orëve me qarkullim më të lartë.

Derisa në vazhdim pritet që të ketë edhe më shumë kolona për shkak të fluksit të udhëtarëve.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-