Sot është bërë lansimi i dizajnit të ri të webfaqës se agjencisë kreative të dizajnit “Rraha Design” tashmë më të gjithë klientët do të kenë më të leht qasjen në webfaqe: www.rrahadesign.com.
Ideatori i kësaj platforme, Rrahim Sylejmani, pas realizimit të qindra projektëve dhe më shumë se 60 klientë nga mbarë rajoni dhe bota, ka parë të arsyeshme se lansimi i webfaqës më informacione të ndryshme për klientët ka qënë mjaftë e nevojshme. Kujtojmë se Rrahim Sylejmani ka qënë edhe ideatori për logën e portalin Opoja.net, dhe një bashkëpunim mbi 5 vjeqarër.
Historiku i Agjecisë kreative “Rraha Design”
Rraha Design u formua si një kompani e dizajnit grafik në vitin 2013 e nga atëher e deri më tani ka evoluar në një agjensi kreative me emer në rrethin, duke filluar me një list të vogël të shërbimeve e nga vit në vit duke u zgjeruar më shumë, arritem që ta kompletojmë kompanin që do ju ofroj gjithqka në një vend.
Deri më sotë kemi realizuar qindra projekte të ndryshme që u punuan për më shumë se 60 klijent nga rajoni dhe bota, projekte që përfshijnë tregun botëror por edhe projekte të vogla personale, arritem të punojm me kompani dhe personazhe të mëdha të rrethinës. Jemi në zgjerim e siper të bashkëpunimeve me kompani të ndryshme vendore e nderkombetare, do vazhdojm edhe me tej të ju shërbejm me kreativitetin tonë.
Kemi arritur të bashkëpunojmë me kompani të ndryshme të printimit, nga Kosova e edhe nga Europa, punojm me metodat më moderne dhe me aplikacionet e fundit nga Creative Cloud.
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.