Agjërimi i gruas gjidhënëse

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

1. PYETJE:

Esselamu alejkum!

Pyetja ime ka të
bëjë me gjidhënien dhe agjërimin. Unë ende e ushqej me gji djalin tim të vogël.
Edhe pse kjo nuk është ushqyerje aq intensive (e ushqej me gji në mëngjes dhe në
mbrëmje para gjumit – eventualisht edhe një ushqyerje ose dy gjatë natës), kam
frikë se ndoshta agjërimi do të ndikojë në ofertën dhe kërkesën e qumështit.
Unë, me ndihmën e Allahut, jam duke agjëruar, dhe do ta shoh, por jam e
interesuar të di se çfarë është qëndrimi i sheriatit në lidhje me gjidhënien dhe
fëmijët, të cilët e kanë kaluar atë periudhën kritike të ushqimit intensiv. Unë
e di që gratë gjidhënëse dhe gratë shtatzëna janë të liruara nga agjërimi, dhe
pas ramazanit duhet të agjërojnë ditë për ditë, çdo ditë të humbur të ramazanit,
por mua po më intereson kjo situatë, kur fëmija nuk ushqehet me gji
intensivisht dhe kur i ha edhe të gjitha ushqimet e tjera: a është nëna e
detyruar të agjërojë apo jo?

PËRGJIGJE:

Alejkum selam!

Arsyetimi për nënën gjidhënëse
se ajo mund ta shtyjë agjërimin deri në një kohë tjetër, kur nuk do t’i ketë
ato justifikime, është nga frika për shëndetin e foshnjës ose shëndetin e saj
(nënës). Ne mendojmë se ju keni bërë gjënë e duhur. Gjatë agjërimit, ju mund ta
vlerësoni gjendjen tuaj dhe gjendjen e përgjithshme. Në çdo rast, konsultohuni
me pediatrin, i cili mund ta vlerësojë nevojën reale të foshnjës për qumësht
gjiri në atë moshë.

2. PYETJE:

Esselamu alejkum!

Unë jam nënë dhe kam
një foshnje tre muajsh, pasi që foshnja ushqehet vetëm me gji, dhe kam frikë se
mos e humb qumështin gjatë agjërimit, a jam e detyruar të agjëroj, dhe a jam e
detyruar t’i kompensoj ato ditë?

PËRGJIGJE:

Alejkum selam!

Nëse një grua gjidhënëse (sikurse edhe gruaja shtatzënë) frikësohet se agjërimi do ta dëmtojë shëndetin e saj ose të foshnjës, asaj i lejohet që të mos agjërojë gjatë periudhës së shtatzënësisë ose gjidhënies, kurse ditët e lëshuara është e detyruar t’i kompensojë më vonë. Këtë e konfirmon edhe hadithi, në të cilin Pejgamberi (savs) thotë: “Allahu i Lartësuar e ka liruar musafirin nga detyrimi i agjërimit dhe nga gjysma e namazit (duke iu referuar shkurtimit të namazeve  katër rekatëshe gjatë udhëtimit), kurse gruan shtatzënë dhe gruan gjidhënëse e ka liruar nga detyrimi i agjërimit.” Të gjithë personat e përmendur në këtë hadith, janë të detyruar t’i agjërojnë (kompensojnë) ditët e humbura të agjërimit të ramazanit, kur këtë t’ua lejojnë mundësitë. Është e dëshirueshme që këtë ta bëjnë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe gjithsesi para ramazanit të ardhshëm.

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-