Njeriu nuk falet, dhe
ti nëse i thua mos agjëro, sepse agjërimi pa namaz nuk do të pranohet, atëherë
plotësisht e ke dorëzuar në duart e armikut më të madh të tij dhe tëndin – shejtanit.
A nuk është më mirë që t’i thuash që të agjërojë, dhe ashtu të mbajë një lidhje
me Zotin, dhe mbase për shkak të asaj dere, Allahu do t’ia hap edhe derën e namazit.
Kurrë nuk i dihet. Këtë e konfirmon edhe tregimi i mposhtëm…
Transmetohet se imam
Ahmedi (r.h.), e kishte parë një burrë duke vjedhur, kurse më pas, po atë të
njëjtin njeri, hajdutin, e kishte parë edhe në xhami. Ai e kishte pyetur, pse
po vjen në xhami kur ti po vjedh? Burri ishte përgjigjur se, namazi ishte dera
e vetme që kishte mbetur e hapur ndërmjet tij dhe Allahut. Kur i kishte dëgjuar
këto fjalë, imam Ahmedi kishte shkuar në punën e tij.
Disa vjet më vonë,
kur imam Ahmedi kishte qenë në haxhillëk, ai e kishte parë një burrë që ishte
kapur për Qabe dhe po qante. Kur ishte afruar, e kishte njohur se, ishte po ai
burri që e kishte parë duke vjedhë. Ai e kishte pyetur se çka kishte ndodhur me
të, kurse ky me zë duke qarë i thotë se ishte penduar tek Allahu dhe ishte
kthyer plotësisht fesë, si dhe kishte shtuar: “A po sheh, miku im, unë
e mbajta hapur atë derën e vetme midis meje dhe Allahut, dhe pastaj Allahu mi
hapi edhe dyert tjera.”
Gjithsesi, njerëzit
duhet t’i mësojmë se namazi është në një shkallë më të lartë të obligimit dhe është
para agjërimit, dhe se agjërimi pa namaz është i mangët, por nuk duhet njeriun ta
shtyjmë në dëshpërim dhe pashpresë, nëse për shkak të kuptimit të tij të fesë, apo
të mjedisit të dobët, të dobësisë apo të ndonjë shkaku tjetër, nuk e vë
këshillën tonë në praktikë. Duhet ta dimë se truri i tij nuk është aq i kthjellët
sa i yni, dhe se ai në shpirtin dhe kokën e tij ka mijëra justifikime, pengesa
dhe dyshime. Prandaj, në mënyrë të bukur, duhet të përpiqemi t’ia shpjegojmë dhe
ta udhëzojmë në rrugë të drejtë.
Përkthim: Miftar
Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.