Aksident trafiku mes dy veturave në Prizren, një fëmijë dërgohet në Emergjencë

Opoja.net Opoja.net Kronika

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në afërsi të Spitalit Rajonal në Prizren, ku për pasojë një fëmijë ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy vetura janë ndeshur mes vete.

Në bazë të videos shihet se njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rrugës, teksa nuk dihet se cili ka qenë shkaktari i aksidentit.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-