Të përfshira në këtë aksident kanë qenë katër vetura, shkruan lajmi.net.
Nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin teksa kanë thënë se pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Ndërkaq, një qytetar i cili ka publikuar fotografitë në rrjetet sociale, ka shkruajtur se deri tek aksidenti ka ardhur pasi që dy persona kanë qenë dukë bërë gara me veturë.
Sidoqoftë një informacion i tillë nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sapo patem nje aksident te tmerrshem ne Prizren, ku u perfshime 5-6 vetura. E gjitha per shkak se dy idiota po benin gara mes veti. Shyqyr Zotit asnje viktime. Me lendime te lehta po shkojme ne emergjence”, ka shkruajtur qytetari. /Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.