Aksioni i Policisë në Prizren – Ky është personi që u arrestua pasi iu gjetën armë ilegale, drogë e para të falsifikuara

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia në Prizren dje gjatë ditës ka arrestuar një person, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, për posedim të drogës dhe parave të falsifikuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet brenda Policisë se personi i arrestuar është Besnik Balaj, 45-vjeçar.

Si erdhi deri te arrestimi i tij?

Zyrtarët policorë gjatë patrullimit në ditën e djeshme ndaluan fillimisht një automjet të tipit Mercedes-Benz me targa vendore, të cilën e voziste Balaj, si dhe i gjetën substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për shkak të dyshimeve, Policia ka bastisur më pas shtëpinë e Balajt në fshatin Korishë të Prizrenit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, është gjetur një armë ilegale e tipit pistoletë “SIG”,  një karikator me 38 fishekë të kalibrit 9mm, para që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 46 gramë të dyshuar kokainë.

Me vendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në ndalim për 48 orë. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-