Allahu i sprovon besimtarët

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Falënderimi
qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe
udhëzim. Ndërsa bekimet dhe paqja e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për
familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe
mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë! Tema ehutbes së sotme është: Allahu i sprovon besimtarët

Allahu i
Plotfuqishëm,në ajetin 94 të sures el-Maide, për besimtarët, thotë:

O besimtarë! Allahu dotjusprovojë juve me ndalim nga gjuetia që e arrijnë duart tuaja dhe shigjetat tuaja, që Allahu ta tregojë atë që i druan Atij, kur askush nuk e sheh. E, kushdo që ta
kaloj
ë kufirin (këtë dispozitë), për të ka dënim pikëllues.“(El-Maide,
94)

Jeta është
sprovë. Allahu e sprovon njeriun në mënyra të ndryshme. Disa i sprovon me
shëndet, të tjerët me sëmundje; disa i sprovon me pasardhës, të tjerëti privon
nga pasardhësit; disa isprovon me status të lartë shoqëror, të tjerët me status
të ulët shorëror; disa i sprovon me forcë, të tjerët me dobësi; disa i sprovon me
pasuri, të tjerët me varfëri…

Të gjitha
këto sprova tek njeriu lënë gjurmë të caktuara, pavarësisht, a janë të mira apo
të këqija. Nëse janë të mira njeriu krenohet dhe bëhet i dhunshëm, ndërsa nëse
janë të rënda, atëherë ai bie në depresion, pikëllim dhe vetë-poshtërim. Porajo
që është e përbashkëtedhe për të parën edhe për të dytën, është shkelja e
dispozitave të Allahut. Që të dy ata bëjnë diçka, me të cilën Allahu nuk është
i kënaqur.

Ndërsa
besimtari? Besimtari është i vetëdijshëm në çdo kohë se Allahu po e shikon atë,
dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë, pa e parë Ai, dhe për të do ta pyes. Për këtë
arsye, besimtari i vërtetë përpiqet t’irespektojë dispozitat e Allahut, dhe të veprojë
vetëm atë me të cilën Ai është i kënaqur.

Për
besimtarët e tillë, Pejgamberi (savs) thotë: “Gjendja e besimtarit
është e çuditshme; me të vërtetë për të gjithmonë është mirë, dhe këtë nuk e ka
askush tjetër përveç besimtarit. Nëse i ndodh diçka e mirë, e falënderon
Allahun, dhe është mirë për të, ndërsa nëse i ndodh ndonjë telashe, ai bën
durim, dhe përsëri e ka mirë.“

*****

O besimtarë! Allahu do tju sprovojë juve me ndalim nga gjuetia që e arrijnë duart
tuaja dhe shigjetat tuaja
…“

Shumë arabë
dhe pjestarë të kombeve të tjera kanë jetuar nga gjuetia, ashtu që Kurani dhe suneti
e kanë diskutuar këtë temë, gjithashtu edhe juristët islamë kanë shpjeguar se çka
është e ndaluar dhe çka është e lejuar në gjueti.

Një nga
rregullat e Allahut, në lidhje me gjuetinë, thotë se është e ndaluar vrasja dhe
gjuetia e kafshëve nga personi i cili ka vesh ihramin (për haxhillëk). Pejgamberi
(savs), në një rast ishte pyetur se çka mund të vrasë haxhiu, dhe ai i kishte
numëruar këta 7 (shtatë):„(1) Gjarprin,(2) akrepin, (3) miun, (4) korbin
mund ta qëllojë, por jo ta vrasë, (5) qenin kafshues, (6) fajkoin (një lloj
skyfteri) dhe (7) bishën e egër e cila sulmon.“

Për shkak të
rëndësisë që ka gjuetia, Allahu i Plotfuqishëm, pikërisht i sprovon besimtarët
-haxhilerët, në këto periudha të vështira, kur gjuetia është e ndaluar, duke ua
dërguar një gjueti të lehtë. Ata që do të hiqnin dorë nga kjo gjueti, do ta
vërtetonin besimin e tyre, ndërsa ata që do të gjuanin, duke konsideruar se nuk
i sheh askush, do ta tregonin dobësinë e besimit të tyre.

Për ata, në
atë kohë, gjuetia ka qenësprovë, kurse për neve sot, sprovë është korrupsioni
dhe ryshfeti? Allahu ata i ka sprovuar me egërsira, kurse neve sot na sprovon
medeviza dhe monedha…

Le të bëjmë
kujdes nga fitimet e lehta, nga fitimet që do t’i marrim nëse i mbyllim sytë, duke
mos e kryer me ndërgjegje punën që na është besuar.

Le të bëjmë
kujdes nga ryshfeti dhe korrupsioni, sepse Pejgamberi (savs), ka thënë: „Secili
trup që është ushqyer me ryshfet dhe korrupsion, do të jetë parësor që të hyjë
në zjarr!“

Pejgamberi
(savs), në hadithin tjetër, na shpjegon se janë njësoj si ata që japin edhe ata
që marrin ryshfet, kështu që thotë: „Ai që e jep ryshfetin dhe ai që e merr
ryshfetin do të jenë në zjarr!“

*****

„… që Allahu ta tregojë atë që i druan Atij, kur askush nuk esheh.“

Shumë herë
mund të dëgjojmë kur dikush na thotë merre, bëje, askush nuk na sheh!

Le ta dimë
se kjo është vetëm një nga sprovat e Allahut, me të cilat Ai dëshiron tu
tregojë atyre që janë në rrugën e drejtë, por gjithashtu edhe ata që janë në
rrugë të gabuar. Allahu është ai që sheh gjithçka, dëgjon gjithçka dhe di
gjithçka, pa marrë parasysh se a e bëjmë publikisht apo fshehtas.

*****

E, kushdo që takalojë kufirin (këtë dispozitë), për të ka dënim pikëllues.“

I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na bëj prej atyre që i ndjekin mësimet e Kuranit dhe të sunetit që nga detajet më të vogla deri te ato më të mëdhatë.

O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje umetin nga pandemia,
nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët, dhe na shpërble me xhenet në shoqëri me pejgamberët, me shehidët dhe me njerëzit e mirë! Amin.

Përshtati: Miftar
Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-