Allahu nuk udhëzon keqbërësit

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Sikur të thuhej: Allahu  na informoi në më shumë se një vend se nuk do të udhëzojë as njerëzit keqbërës, as ata që tejkalojnë të gjithë kufijtë, as popullin mosbesues, as kriminelët; mirëpo, shohim sesi Ai ka udhëzuar shumë njerëz keqbërës, shkelës kufijsh, mosbesimtarë e kriminelë. Megjithëkëtë, thuhet se fjala e Allahut është e vërtetë dhe e saktë dhe nuk bie ndesh asnjëherë me realitetin (Pra, si qëndron puna?).

Përgjigjja do të ishte: Allahu  na tha se nuk i udhëzon ata që meritojnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e përhershëm. Atëherë, kur kjo të meritohet, shkaqet për këtë zënë vend, vendosen mirë dhe ndodhin pashmangshëm. Në këtë rast, s’mund të ketë kurrfarë ndryshimi. Allahu  tha:

“Kështu u zbatua me të drejtë fjala e Allahut për ata që nuk besuan – ata janë banorë të Zjarrit.” (40:6)

“Dhe vërtet që fjala e Allahut u zbatua me të drejtë kundra atyre që ngulmuan në mosbindje – ata nuk do të besojnë.” (10:33)

“Vërtet, ata kundër të cilëve u zbatua me të drejtë fjala e Allahut, nuk do të besojnë, edhe sikur t’u vijë çdo shenjë (argument), derisa të shohin ndëshkimin e dhembshëm.” (10:96-97)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-