Arber Zeneli është rikthyer furishëm nga lëndimi që e ka lënë jashtë pothuajse gjithë muajin nëntor.
Në ndeshjen që Reims po e zhvillon në udhëtim te Brest, ai ka shënuar një gol shumë, shumë të bukur.
Zeneli shënoi nga korneri për të barazuar gjithçka në minutën e 65’, për rezultatin momental 1-1 dhe për t’i dhënë shpresa të tijve për diçka më shumë në këtë takim.
Ky mesiguri se është goli më i bukur në karrierë për Zenelin, ndoshta edhe me i miri i sezonit në Francë tani për tani, raporton Gazeta Express.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.