Arrest shtëpiak për Pantiqin, Gërvalla: Goditje e rëndë për kredibilitetin e prokurorisë dhe gjykatave në vend

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vendimit për dërgimin e ish-policit Dejan Pantiq në arrest shtëpiak.

Gërvalla tha se kjo është një goditje e rëndë për kredibilitetin e prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.

“Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Sipas saj, prandaj Vetingu është kaq i domosdoshëm.

“Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”, ka shtuar ajo.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-