Opoja.net
Meka Mish

Arrestime për terrorizëm në Prizren

Tre persona janë arrestuar sot në Prizren e Skenderaj ndërsa një në Gjermani, me dyshimin se kanë kryer vepra terroriste.

Pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Agjencionin Kosovar për Inteligjencë dhe në vazhdimësi të operacionit të pesë qershorit, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet gjermane një person është arrestuar në Gjermani, me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Drejtorinë Kundër Terrorizmit tre (3) persona të dyshuar (R. K., A. A. dhe L. M.), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me terrorizëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë kundër Terrorizmit.

“Ky operacion policor është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me autoritetet gjermane, të cilat njëkohësisht kanë zbatuar urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarit B. B”, thuhet më tej.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: një armë automatike AK 47, tre karikatorë të armës AK 47 me 40 fishekë, një pushkë ajrore, një revole colt, një palë dylbi, një veturë me targa të huaja, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale dhe të cilat do të analizohen në vijim.

Me urdhër të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Mos i humb

Theren me thikë dy pylltar në Dragash

Opoja.net

Dragash: Kërc ënon bashkëshorten nëpërmjet mesazheve telefonik

Opoja.net

Aks ident trafiku në Dragash, një grua bëhet për spital

Opoja.net

Aksident trafiku pa lëndime në aksin rrugor Prizren – Opojë

Kushtrim Guraj

Ndodhi ajo që pritej – Aksident tek Laku i Rapçës!

Opoja.net

Qenët e bariut mb*ysin ujkun në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net