Kjo është bërë e ditur nga Policia derisa zyrtarët policorë kanë marrë edhe trajtim mjekësor.
“Dragash, 08.08.2024-18:10. Patrulla e Policisë, derisa ka qenë duke punuar në një aksident trafiku në rrugën e lartcekur, është sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./BetimipërDrejtësi
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.