Arrestohet një person për gjueti të paligjshme në Prizren

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Të dielën, Policia e Kosovës ka arrestuar një gjuetar në zonën rurale të fshatit Novak të Prizrenit. Kjo pasi që i njëjti lejen e gjuetisë e kishte të skaduar.

“Me datë 16 Tetor.2022, rreth orës 10:22, Patrullat policore të Stacionit Policor Prizren-Veri kane has një gjuetar në zonën rurale të fshatit Novak. Pasi që zona e njëjtë nuk është vend gjueti e licencuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural , gjueti në atë zonë konsiderohet gjueti e paligjshme.”, njofton PK-ja.

Policia e kanë sekuestruar armën dhe kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “ Gjueti e kundërligjshme”.

Po ashtu, me urdhër të prokurori rasti shkon me procedurë të rregullt.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-