Arteta: Lëndimi i Xhakës një lajm i keq për ne, ai është shumë i rëndësishëm për klubin

Opoja.net Opoja.net Sport

Arsenal regjistroi një fitore të madhe në fundjavën që shkoi në derbin e Londrës veriore ndaj Tottenham, duke triumfuar me rezultat 3-1, sidoqoftë “Gunners” humbën mesfushorin e tyre, Granit Xhakën i cili pësoi një lëndim në atë takim.

Granit Xhaka u lëndua në një duel nga Lucas Moura në minutën e 82-të, duke u zëvendësuar nga Sambi Lokonga i cili u transfera këtë verë tek ekipi londinez.

Lëndimi i Xhakës është maft serioz pasi ka lënduar ligamentet e gjurit të djathtë dhe pritet t’i humbasë tre muajt e ardhshëm.

Mikel Arteta ka folur për lëndimin e Xhakës, duke theksuar se ky është një lajm vërtet i keq për Granitin dhe se ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i klubit.

“Natyrisht që është një lajm vërtet i keq për Granitin. Ai është një lojtar i madh për ne, vërtet i rëndësishëm. Por lojtarët e tjerë duhet të ndërhyjnë”, u shpreh spanjolli.

“Ai ndoshta i shpëtoi një dëmtimi edhe më të keq sepse ai veprim për një dëmtim të kryqëzuar është një veprim i ndërlikuar. Shpresojmë se ai mund t’i shpëtojë edhe operacionit, i cili është diçka me të vërtetë e rëndësishme”, ka përfunduar menaxheri spanjoll.

“Gunners” përveç lëndimit të Xhakës, kanë konfirmuar se ata nuk kanë ndonjë lëndim të ri të lojtarëve të tjerë për ndeshjen e ardhshme të cilën ata e zhvillojnë ndaj skuadrës së Brighton të shtunën. /Lajmi.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-