Asamblisti i LDK-së në Dragash, pagat e tij do t’ua dhurojë dy familjeve në nevojë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Anëtari i ri i Asamblesë Komunale të Dragashit nga radhët e LDK, Mehmet Spahiu, pagat e tij si asamblist do t’i dedikoj për humanizëm, duke ndihmuar dy familje në nevojë. Një gjë të tillë e ka bërë publike kryetari i këtij subjekti politik në Dragash, Qamil Kolloni, përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Se LDK është parti e madhe tregon fakti se në gjirin e saj ajo ka njerëz me zemër të madhe. Si kryetar i Degës së LDK-së në Dragash, ndihem krenar dhe mburrem me gjestin humanist të veprimtarit të hershëm, aktivistit dhe tashmë edhe kuvendarit të ri, z. Mehmet Spahiu, i cili ka vendosur që pagën e tij si anëtar i Kuvendit Komunal ta ndajë për dy familje në nevojë. Ky vendim i tij dëshmon për vlerat më të larta njerëzore dhe humane që mishëron personaliteti i z. Mehmet Spahiu.

Dega e LDK-së në Dragash shpreh respekt të veçantë dhe mirënjohje të sinqertë për këtë veprimtar të paepur dhe besnik të madh të vlerave dhe rrugës demokratike që ka ndjekur presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova. Së bashku do të punojmë që ta bëjmë vendin dhe komunën tonë më të mirë e më të jetueshme.

Me respekt,
Dega e LDK-së në Dragash
Qamil Kolloni, kryetar i Degës

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-