Ata që japin sadaka janë si dëshmorët, për ta nuk ka frikë, për ta nuk ka as frikë as pikëllim
Duke e shikuar mikun e tij, i cili me bujari po u ndante nga paratë e tij njerëzve të varfër dhe nevojtarë në këtë kohë krize dhe pasigurie, ai i tha:
“A nuk ke frikë
se kjo krizë mund do të zgjasë? Pse po u jep kaq shumë para të varfërve, ndoshta
edhe ti mund të kesh nevojë?”
Në vend të
përgjigjes së pritshme –
“Sadaka nuk e
pakëson pasurinë”; ose “Ndihmoni
të tjerët, dhe Allahu do t’ju ndihmojë juve”
– ai u befasua nga
fjalët e mikut të tij bujar, i cili tha:
“O miku im, a
nuk e din ti se ata që e ndajnë pasurinë e tyre në emër të Allahut, janë si dëshmorët,
për ta nuk ka as frikë as pikëllim.”
Në fakt, Allahu i
Plotfuqishëm duke iu referuar atyre që e ndajnë pasurin e tyre në rrugën e Tij,
ka shpallur në Kuran:
“Ata që për hir të
Allahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të
përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk
ka frikë, ata as që do të brengosen.” (el-Bekare, 262)
Gjithashtu edhe: “Ata,
të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën,
fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta
nuk ka as frikë, as pikëllim.” (el-Bekare, 274)
Ndërsa duke iu referuar dëshmorëve, Allahu i Plotfuqishëm në Kuran thotë: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen.” (Alu Imran, 169-170)
saff.ba
Përkthim: Miftar Ajdini
(islampress)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.