Bajrami te Shqipëria, tronditen zviceranët

Opoja.net Opoja.net Sport

“Shqipëria po na vjedh xhevahirin tonë të U21”, ky ka qenë titulli i gazetës zvicerane, Blick.

Vetëm disa ditë përpara fillimit të Kampionatit Europian U21, ylli i Empoli-t në Serinë B italiane, Nedim Bajrami i jep shpresë Shqipërisë se do të jetë pjesë e saj.

Të dielën, trajneri Mauro Lustrinelli njoftoi formacionin për Kampionatin Europian të U21. Mungonte Nedim Bajrami.

22-vjeçari që ka qenë pjesë e grupmoshave të Zvicrës dhe me vlerë rreth 5 milionë euro, dëshiron të luajë për Shqipërinë.

Në kualifikueset, Bajrami ishte pjesë e rëndësishme për U21. Ai tashmë ka përshëndetur shokët e tij te U21 dhe nuk do ta veshë më fanellën e Zvicrës, por atë të Shqipërisë.

Lustrinelli e konfirmoi këtë gjë për Blick.

“Ne u përpoqëm shumë ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën. Por, ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më shumë për Shqipërinë”.

“Për ne, identifikimi është një nga vlerat themelore për një lojtar të kombëtares zvicerane. Kështu që nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse ta linim të shkonte”, tha trajneri i Zvicrës U-21.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-