Banorët e fshatit Zaplluxhe të Komunës së Dragashit, rrezikohen çdo ditë të prekën nga sëmundja e kancerit, të cilën e shkakton material i azbestit, me të cilin janë të ndërtuar gypat, të cilët bëjn shpërndarjen e ujit në fshat.

Një nga banorët e këtij fshati për InLajm ka shpjeguar, se përmes gypave të azbestit bëhet shpërndarja e ujit nëpër shtëpitë e banorëve “ Na kanë treguar kur e kemi vendosë, për vetitë kancerogjene dhe për përqindjen”.

SUPER OFERTË NGA HOTEL ARXHENA

Ndërrimi i viteve nën bardhësinë e bjeshkëve të Sharrit

SHIKO OFERTAT

 

Këtë e ka konfirmuar edhe Samidin Dauti ,një aktivist shumë vjeçar që është marrë me problemet në fshatin Zapluxhe (Rrenak).
Rrjeti i ujësjellsit me gypa të azbestit është instaluar në vitin 1972, dhe qysh prej asaj kohe ai gyp nuk është ndërruar, duke paraqitur një rrezik jashtëzakonishtë të madh për banorët e lagjes së Rrenakut.

Efektet e Azbestit

(Fotografia: Paraqet kancerin që shfaqet si pasojë e materialit të azbestit)

Problem tjetër që e rrezikon shëndetin e këtyre banorëve është edhe uji i pa kontrolluar të cilin e pijnë, e që vjen drejtpërdrejt nga bjeshkët, në akumuluesin e fshatit, dhe shpërndahet pa u kontrolluar fare.

E kryetari i kësaj Komune, Salim Jenuzi thotë se nuk është në dijeni të kësaj problematike, pasi që as banorët e këtij fshati, e as asambleistët që janë në Kuvendin Komunal nga ky fshat nuk e kanë paraqitur këtë problem asnjëhrë.

“Asnjëherë nuk kemi pasë ankesë nga banorët e fshatit, dhe per atë që gypat  janë të azbestit unë nuk e di. Për këtë nuk janë ankuar madje as asambleistët” ka thënë Jenuzi.

Doktori Behxhet Xheladini i kontaktuar thotë që “ Nëse vertetë egziston ai gyp i azbestit, ai duhet të ndërrohet urgjentisht, për arsye se është i ndaluar që të shfrytëzohet rrepsisht, për shkak se dyshohet se shkakton kancerin”.

Ai shton që gypat e materialit të azbesit tashmë janë të ndaluar të përdorën edhe për mbulimin e pullazeve.

I pyetur për cilësinë e ujit Xheladini thotë se “Uji kimisht është i mirë, bakteriologjikisht nuk e di a është i mirë, sepse për atë duhet bërë analiza”

 

(InLajm, Opoja.net)