Barcelona rikthehet te fitorja pas tri ndeshjeve, e nënshtron Levanten

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Barcelona i është rikthyer fitoreve pas dy barazimeve e një humbje në të gjitha garat.

“Katalunasit” shënuan fitore bindëse 3-0 kundër Levantes në takimin e vlefshëm për javën e shtatë në La Liga.

Memphis Depay në minutën e gjashtë realizoi për avantazhin e parë duke ua bërë të qartë mysafirëve se pikët do të mbesin në “Camp Nou”.

Vetëm pas tetë minutave, De Jong realizoi golin e dytë për ta bërë punën më të lehtë për skuadrën e Koeman.

Krejt në fund të takimit, Ansu Fati në minutën e parë shtesë të ndeshjes shënoi për golin e fundit.

Barcelona ngritet në vendin e pestë në tabelë me 12 pikë, derisa Levante është në pozitën e 17-të me katër pikë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-