Mirlind Daku ishte emri më i përfolur i ditëve të fundit në futbollin kosovar, shkaku që nuk u ftua nga selektori Bernard Challandes për ndeshjet e marsit, shkruan Sinjali Sport.
Ylli i Superligës nuk u ftua nga selektori Bernard Challandes për ndeshjet e marsit, kur ekipi kombëtar i Kosovës do të luajë me Lituaninë më 24 mars dhe me Suedinë e Spanjën më 28 respektivisht 31 mars.
Në listën e trajnerit zviceran bëjnë pjesë vetëm tre sulmues, njëri prej tyre Benjamin Kololli, i cili pozitë natyrale e ka atë të mbrojtësit të majtë.
Dhe, mungesa e emrit të Dakut në këtë listë ka bërë që të nisë mbështetja për të.
Kjo pasi sulmuesi gjilanas i ka realizuar plot 25 gola në ligën elitare këtë sezon dhe kjo nuk ka mjaftuar që ai të gjejë vend në listën e Challandes.
Bashkëlojtarët e tij te Ballkani, Mevlan Zeka, Arbër Prekazi dhe Egzon Sinani i kanë dalë në krahë Dakut, ndërkohë që me postimet që i kanë bërë në rrjetet sociale, respektivisht në Instastory, pjesë e Instagramit, kanë ironizuar me trajnerin zviceran dhe stafin e tij, që e lanë jashtë listës sulmuesin shtatlartë.
Në foto-montazh, Daku shihet duke luajtur tenis, pasi shokët e tij janë befasuar që gjithë ajo çka ka bërë duke luajtur futboll nuk ka mjaftuar që të ftohet në Kombëtare, prandaj ia kanë ndërruar sportin.
Në përkrahje Dakut i ka dalë edhe ish-trajneri i tij tek Ballkani, Ismet Munishi, me një postim të bërë sot në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.